Vuçiq: Besoj se ndërkombëtarët mund ta detyrojnë Prishtinën t’i zbatojë marrëveshjet NULL NULL 06.06.2023 19:57 06.06.2023 19:57 Për dallim prej takimit të mbrëmshëm mes Escobarit e Lajçakut me Kurtin në Prishtinë, takim që zgjati rreth 2 orë, në Beograd dyshja u tregua më e shpejtë. Siç raportohet, takimi i tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zgjatur rreth gjysmë ore. Pas përfundimit, presidenti i Serbisë ka shkruar në profilin e tij në Instagram. Ai ka thënë se shtetet perëndimore që kanë ndikim te Kosova, mund ta detyrojnë të njëjtën që t’i zbatojë marrëveshjet e dakorduara. “Dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, ka shkruar Vuçiqi, raporton Klankosova.tv. Ai ndër të tjera tha se “që nga dita e parë, Serbia ka qenë një partner konstruktiv, konsistent dhe i besueshëm në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit të të gjithë rajonit”. “Unë thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj, e mbi të gjitha formimin e Asociacionit të Komunave (me Shumicë, shën.red.) Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Vuçiqi në këtë postim. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë