Vuçiq takohet me kryetarin e Tiranës Lulzim Basha NULL NULL 27.05.2015 18:34 27.05.2015 18:34 Kryeministri serb Aleksander Vuçiq vazhdoi vizitën e sotme në Shqipëri me një takim me kryetarin e Tiranës, Lulzim Basha. Përkundër asaj që kryeministri serb kishte pritur një ‘’surprizë’’ nga njeriu numër një i Tiranës Lulzim Basha për ta marrë ‘’çelësin e kryeqytetit’’ nuk ndodhi, por ata kanë zhvilluar sot një takim në kabinetin e kryebashkiakut shqiptarë, njofton agjencia e lajmeve ‘’Presheva jonë’’. Kryeminstri Vuçiq nga ky takim me të parin e Tiranës tha se kjo vizitë është një moment kyç për bashkëpunim në të ardhmen. Kurse nikoçiri Basha, duke e cilësuar këtë vizitë historike për Tiranën ka shprehur shpresën se ajo do të jetë shumë productive.. Shqipëria dëshiron marrëdhënie të mira me Serbinë dhe jemi të interesuar që të gjitha së bashku Shqipëri, Kosovë, Serbi të integrohemi drejt famës së madhe evropiane në BE, ka thënë Basha në takimin me kryeministrin serb Vuçiq. Tema e diskutimit mes Basha dhe Vuçiq ishte bashkëpunimi në projekte të infrastrukturës dhe roli I mundshëm io BE-së në financimin e këtyre projekteve. Gjatë takimit me Vuçiqin dhe Bashën është diskutuar po ashtu edhe për Republikën e Kosovës, përkundër dallimeve të Tiranës dhe Beogradit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.