Vuçeviq: Hapja e urës në Mitrovicë do të ishte “cunami” për mbijetesën e serbëve NULL NULL 15.08.2024 13:35 15.08.2024 13:35 Kryeministri i Serbise, Millosh Vuçeviq Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha sot se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të ishte një veprim i rrezikshëm që do të kërcënonte mbijetesën e serbëve në Kosovë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. I pyetur nëse pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë ndonjë hap konkret, Vuçeviq u përgjigj: “Do ta përcjellim”. “Më e rëndësishme është që KFOR-i para së gjithash të mos e lejojë hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem te ta sa i përket kësaj çështjeje. Hapja e urës do të jetë cunami për mbijetesën e serbëve në Mitrovicë, për këtë shkak edhe po e bën Albin Kurti”, u tha Vuçeviqi gazetarëve në Nish të Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 2 orë më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 2 orë më parë