Vuajti nga e njëjta sëmundje, 19 vjeçari ndihmon me 11 mijë euro Erijon Ramadanin nga Suhareka

Vuajti nga e njëjta sëmundje, 19 vjeçari ndihmon me 11 mijë euro Erijon Ramadanin nga Suhareka

NULL NULL
1 month më parë

Vuajti vet nga e njëjta sëmundje.

19 vjeçari Egzon Sadikaj, nga Suhareka e ka kryer me sukses operimin nga tumori në këmbë.

Sadikaj ka njoftuar se mjetet e tepruara që janë mbledhur për shërimin e tij, do t’ia dhurojë një të riu tjetër nga po kjo komunë.

Bëhet fjalë për Erijon Ramadanin, nga fshati Shirokë, i cili vuan nga tumori në këmbën e majtë.

Egzoni do t’i dhurojë atij 11 mijë euro për t’i ndihmuar në shërim.

Për shërimin e Erijon Ramadani nevojiten 150 mijë euro.

Për të grumbulluar mjetet për të është hapur edhe një fond në faqen Go Found Me.

Po ashtu edhe një grup i vullnetarëve çdo ditë organizohet për të mbledhur paratë e nevojshme.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetar

Përmes këtij postimi ju njoftojë që operimi im ka përfunduar me sukses, sipas mjekëve gjasat për shërim të plotë janë edhe me të mëdha se që janë pritur, aktualisht jam ende në spital, të shtunën do të kthehem në Kosovë për të vazhduar pastaj me terapi”.

“Andaj, në emrin tim dhe të familjes time dua të falënderoj secilin veq e veq për secilin kontribut që e dhuruat për mjekimin tim. Gjatë qëndrimit tim në Turqi, jemi takuar rastësisht me Erjon Ramadanin, të riun nga fshati Shirokë i Komunës së Suharekës, për të cilin po kërkohen mjete për shërim”.

“Pasi që për mua janë mbledhur mjete të mjaftueshme për t’a përfunduar operimin dhe për t’i përballuar shpenzimet e terapive, unë se bashku me familjen kam vendosur që 11.000€ të mbledhura për mua, t’i dhurojë për shërimin e Erjon Ramadanit. Nevojën që e ka Erioni sot, une e kam pasur dje, andaj besoj që secili nga ju që dhuruat për mua do të ndjeheni mirë”.

“Ne si shqiptarë e kemi dëshmuar që për raste të tilla jemi shumë të bashkuar. Shpresojë dhe besoj fuqishëm që edhe operimi i Erjonit do të përfundojë me sukses. Ju përshëndes dhe ju falënderojë përzemërsisht”.

Egzon Sadikaj

Erion Ramadani diagnostifikohet me tumor në këmbë, ka nevojë për ndihmën tuaj

https://www.gofundme.com/f/erjon-ramadani?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_cp%20share-sheet&fbclid=IwAR3DqscZP9uUET02PJGu1Awd_J3IKzvEq-WA8r8OPeNQWvAaErnvhhmwH8o