Vritet shkencëtari më i mirë nuklear i Iranit NULL NULL 27.11.2020 16:54 27.11.2020 16:54 Shkencëtari më i mirë bërthamor i Iranit Mohsen Fakhrizadeh është vrarë pranë kryeqytetit Teheran, ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes e Iranit. Fakhrizadeh vdiq në spital pas një sulmi në Absard, në qarkun Damavand, njofton Klan Kosova. Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka dënuar vrasjen “si një akt të terrorit shtetëror”. Agjencitë perëndimore të inteligjencës e kanë parë Fakhrizadeh si personi që qëndron prapa programit sekret të armëve bërthamore të Iranit. Ai thuhet se ishte përshkruar si “babai i bombës iraniane” nga diplomatët, shkruan BBC. Lajmi për vrasjen vjen mes shqetësimeve të reja për sasinë e rritur të uraniumit të pasuruar që Irani po prodhon. Uraniumi i pasuruar është një komponent kryesor si për prodhimin e energjisë bërthamore ashtu edhe për armët bërthamore ushtarake. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025