Vritet një person në Kijevë të Malishevës NULL NULL 28.04.2023 11:40 28.04.2023 11:40 Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Sheremet Elezaj. “Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete)”. Sipas Elezajt, lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar. “Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS klankosova.tv
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023