Vritet një fëmijë në Vlorë NULL NULL 10/09/2018 10/09/2018 Një fëmijë në Vlorë ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Novoselës. Fëmija është gjetur nga babai i tij me plagë të rënda brenda ambienteve të shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej. Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Ende nuk dihet nëse është ngjarje e qëllimshme apo aksidentale./syri.net.
Kosova Begaj në ditën e dytë të vizitës takohet me partitë opozitare në Kosovë, përveç LDK-së 16/08/2022