Vritet nga sulmet izraelite drejtori i spitalit në Gaza NULL NULL 02.07.2025 21:19 02.07.2025 21:19 Drejtori i Spitalit Indonezian të Gazës është vrarë në një sulm ajror izraelit në shtëpinë e tij në Gaza City së bashku me disa anëtarë të familjes, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Ministria tha se Dr. Marwan Sultan kishte një karrierë të gjatë në mjekësi dhe dënoi “këtë krim të shëmtuar kundër kuadrove mjekësore”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv Ushtria izraelite tha se kishte goditur një “terrorist kyç” nga Hamasi në zonën e Qytetit të Gazës dhe se po shqyrtoheshin pretendimet se “civilë të papërfshirë” u dëmtuan si rezultat i sulmit. Ndërkohë, të paktën pesë persona u vranë dhe të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë, në një sulm ndaj “zonës së sigurt” al-Mawasi, një nga disa sulme të tjera të raportuara nga agjencitë e lajmeve. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia e Ferizajt krahason statistikat e qershorit me vitin e kaluar: Bie numri i vjedhjeve, rritet numri i lëndimeve trupore 6 minuta më parë
Lajme Rama me emërim historik në Shqipëri: Ina Majko, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale 14 minuta më parë