Vritet në Gjilan një 50-vjeçar nga Bujanovci NULL NULL 12.09.2021 21:08 12.09.2021 21:08 Lajmi i fundit Një 50 vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e kësaj të diele në Gjilan. Viktima ishte duke pirë kafe kur dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe kanë ikur. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. “Rreth ores 19:45 të datës sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50 vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona kanë shtënë me armë zjarri dhe kani ikur në këmbë drejtim të stacionit të autobusave”, tha Hashani. Të shtëna me armë zjarri në Gjilan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024