Vritet me plumb në kokë kampioni i tetëfishtë i botës në Jiu Jitsu NULL NULL 08.08.2022 08:55 08.08.2022 08:55 Është vrarë me plumb në kokë kampioni i tetëfisht në sportin e Jiu Jitsus, Leandro Lo. Raportohet se ai u qëllua me armë zjarri nga një person me të cilin kishte debatuar gjatë një feste në Sao Paolo. Njoftimi u bë nga Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE). Sipas raportimit të mediave vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë. Dëshmitarët bëjnë me dije se luftëtari debatoi për arsye ende të paqarta me një burrë, në dukje i dehur, dhe e imobilizoi atë me një lëvizje tipike krahu të arteve marciale në përpjekje për ta qetësuar. Por, pasi e la të lirë, personi në fjalë nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte. I dyshuari i cili u arratis pas krimit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Leandro Pereira do Nascimento Lo, 33 vjeç, ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj panamerikanë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Davies refuzon ultimatumin e Bayernit për kontratën e re, Reali po pret gati për peshkim 20 minuta më parë
Futboll Juventusi i thotë Liverpoolit t'i bëjë hazër mbi 30 milionë euro për Huijsenin 33 minuta më parë