17:37, 14 Mars 2019

Françesko “Frenki Boj” Cali, i njohur si shef i familjes mafioze “Gambino”, është qëlluar për vdekje në shtëpinë e tij në State Ireland në New York.

53 vjeçari Cali, disaherë është qëlluar në pjesën e gjoksit nga ku ka fituar vdekjen, pak kohë pas orës 21 para shtëpisë së tij.

Mediet e atjeshme,  sipas burimeve të paidentifikuara brenda policisë, kanë njoftuar se Kali është qëlluar më së paku gjashtë apo shtatë herë, dhe është shtypur nga një furgon “pikap” me ngjyrë të kaltër që ishte i drejtuar nga sulmuesit, shkruan New York Post përcjellë Klan Kosova.

Reuters më herët kishte publikuar se Gambino është njëra ndër pesë nga familjet mafioze në Nju Jork, e cila ka arritur të fitojë para me dhunë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë