14:26, 22 Janar 2020

Abdolhosein Modjadami, bashkëpunëtori i  Qassem Soleimanit, është vrarë sot nga sulmues të maskuar në Iranin jugperëndimor.

Dailypress shkruan se ai ishte qëlluar jashtë shtëpisë së tij në provincën Kuzestan, transmeton Klan Kosova.

Komandanti i vrarë ishte paramilitar i Gardës Revolucionare, i ngarkuar për sigurinë e brendshme dhe detyra të tjera.

Hetimi për rastin është në vazhdim dhe motivi i sulmit nuk është i qartë për momentin.

Konkurs Pune

Lexo më shumë