8:59, 13 Qershor 2019

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur orët e vona të së mërkurës në afërsi të stadiumit në Laç, Kurbin.

Policia tha se në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri 24-vjeçari me iniciale V. SH.

Sipas ABC News dyshohet se shkak ka qenë një konflikt banal për një vend parkimi, transmeton Klan Kosova.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve, ndërkohë që në ndihmë të Policisë Vendore, është nisur drejt Laçit edhe një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë së Lezhës, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po krehin zonën, ku janë ngritur edhe pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë