Vrau shokun për 20 euro borxh, mbi 24 vjet burg për Sylejman Ahmetin (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrau shokun për 20 euro borxh, mbi 24 vjet burg për Sylejman Ahmetin (VIDEO)

Shaip Krasniqi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Sylejman Ahmeti për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës.

NULL NULL
15/08/2022

Me 24 vjet e 10 muaj burgim është dënuar Sylejman Ahmeti për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Armbëmbajtje pa leje”.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Shaip Krasniqi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Sylejman Ahmeti për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës, njofton Klankosova.tv.

Teksa në kumtesën nga Gjykata Themelore e Prizrenit janë dhënë detaje nga i gjithë rasti.

“I akuzuari S.A., ka privuar nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, ashtu që me datë 26 janar 2020, rreth orës 21:45, në një lokal – kafiteri, në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh, që i’a kishte tani i ndjeri Sh.K., vëllait të të akuzuarit, fillimisht i akuzuari S.A., i thotë “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi pronari i lokalit e largon të ndjerin jashtë, dhe deri sa i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje pronarit të lokalit për gjestin e bërë, i akuzuari me shpejtësi ngritët nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë, shkon në kamionetën e tij, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit “Ak-47”, nga një distancë e afërt shkrep në drejtim të të ndjerit Sh.K., i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sopatës në dorë, fillimisht i akuzuari e godet të njërin në fytyrë, pasi i ndjeri rrëzohet në tokë, i akuzuari vazhdon deri sa i ndjeri ishte i rrëzuar e godet edhe disa herë, me ç ‘rast i shkakton 8 (tetë) plagë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, të cilat aty për aty kanë qenë vdekjeprurëse” thuhet në njoftim.

Më poshtë e gjeni kronikën e realizuar nga gazetari, Rilind Matoshi, rreth kësaj vrasjeje.