Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç NULL NULL 27.06.2022 18:19 27.06.2022 18:19 Një klient e ka vrarë një punëtore dhe e ka lënduar një tjetër pas një përplasje që kishte të bënte me sasinë e majonezës në sandviçin e tij. Të shtënat ngjanë në pompën e benzinës, Circle K, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, në njërën prej pikave të franshizës së ushqimeve të shpejta Subway. Gjendja e punëtores së plagosur ende nuk dihet, pasi që ajo është dërguar në spital për operacion, ndërkaq i dyshuari është arratisur. Kjo ngjarje ka ndodhur në njërën prej pikave të franshizës Subway. “Thjesht ma thyen zemrën që dikush e ka guximin ta drejtojë armën dhe të gjuajë në dikë për një arsye kaq të vogël si sasia e tepërt e majonezës në një sandviç”, ka thënë pronari i dyqanit, Willie Glenn”. “Ai vendosi ta eskalojë situatën dhe nga aty u bë hallakamë”. “Njëra prej vajzave të reja që u vra sot e kishte pasur të birin të pranishëm në restorant. Biri i saj u desh t’i shohë të gjitha”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 30 minuta më parë