Vrau gjithë familjen pas një debati për stilin e flokëve të djalit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrau gjithë familjen pas një debati për stilin e flokëve të djalit

NULL NULL
18/12/2015

Një burrë në Rusi e ka pranuar para trupit gjykues se e ka vrarë gruan shtatëzënë, gjashtë fëmijët dhe nënën e tij pas një argumenti që kishte me ta për stilin e flokëve të djalit të tij.

Oleg Belov e ka pranuar se ka vrarë gjithë familjen e tij vetëm për shkak të sherrit për stilin e flokëve të djalit gjashtë vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Ai i tha gjykatës se gruaja e tij Yulia dëshironte të divorcohej me të e për këtë shkak ia preu flokët djalit në atë mënyrë.

“Ajo ia kishte prerë flokët si një papagall”.

“E pyeta atë nëse po bënte shaka ose çfarë?”.

“Tentova ta marr makinën e flokëve, por menjëherë filloi sherri”, u shpreh Belov.

Ai u shpreh se e kishte goditur gruan e tij dy herë përpara se ajo të shkonte të kërkonte ndihmë.

Belov e ndjeki atë dhe e vrau me sopat përpara se të kthehej e t’i vriste fëmijët.

Pasi vrau fëmijët ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij 73 vjeçare dhe e goditi 21 herë me thikë.

Sipas medieve ruse Belov rrezikon burgun e përjetshëm.