Vrasjet për pushtet brenda Perandorisë Mughal NULL NULL 20.06.2021 12:42 20.06.2021 12:42 Më 20 qershor të vitit 1707 pas një lufte të përgjakshme për të marrë drejtimin e perandorisë Mughal, Bahadur Shah u kurorëzua si Perandor i Delhit të Indisë. Shah, e kishte arritur këtë pozitë vetëm pasi i kishte vrarë vëllezërit e tij dhe kishte ngritur një revoltë kundër babait tij Aurangzeb, regjimi 48 vjeçar i së cilit përmendet edhe si ‘Epokë e Artë’ e kësaj perandorie e që ishte periudhë e mbushur me probleme dhe rebelime, përcjell Klan Kosova. Mirëpo, historia e kësaj dinastie indiane dhe lufta e brendshme për të marrë primatin e pushtetit ka qenë një luftë zinxhirore, pasi që njëjtë kishte vepruar edhe mbreti Aurangzeb i cili kishte vrarë vëllezërit e tij dhe ishte rebeluar kundër babait Shah Jahan, i cili po ashtu kishte vrarë vëllezërit e tij dhe ishte rebeluar kundër babit të tij Jahangir. Përndryshe, Dinastia Mughal u themelua nga një princ turko-mongol me emrin Babur dhe ishte një perandori myslimane që ekzistonte në nënkontinentin indian nga viti 1526 që dominoi për afro 300 vjet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.