Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasjes që inspiroi ”Twin Peaks” do t’i realizohet dokumentar

NULL NULL
13.07.2020 14:28

Vrasja e Hazel Drew që shërbeu si frymëzim për serinë kult, “Twin Peaks”, do t’i realizohet një dokumentar i ri dhe një libër jofiktiv.

Drew ishte vrarë në Sand Lake të New York-ut më 1908, dhe rrethanat e vdekjes së saj, që ishin bërë folklor, më vonë kishin inspiruar krijuesit Mark Frost dhe David Lynch që të vijnë me idenë e Twin Peaks.

Sipas kompanisë prodhuese Metabook Entertainment, ky dokumentar do t’i “hetojë sekretet, korrupsionin dhe politikat gjinore të cilat një komunitet i një qyteze tentoi që t’i mbajë të varrosura”.

Regjinë e dokumentarit do ta bëjë Benjamin Alfonsi i cili ka thënë për MovieMaker se “ka qenë tejet shpërblyese ta shohë tregimin e Hazel-it të marrë jetë për vete”.

Në anën tjetër, librin do ta shkruajnë David Bushman dhe Mark Givens, dhe ky libër planifikohet që të realizohet në dimrin e vitit 2021 me një parathënie nga Frost.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.