Vrasje në Mitrovicë: Sulmuesi goditi vëllezërit, njëri vdiq (VIDEO) NULL NULL 28.05.2026 20:26 28.05.2026 20:26 Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut. Arben Spasolli dyshohet se hyri në banesën e ish-shokut të tij, Erduan Ibrahimi me qëllimin për ta vrarë. Familjari i viktimës, thotë se momentin kritik e pa edhe vajza e mitur e viktimës. Pas aktit, dorasi 30 vjeç iku pasi dyshohet se sulmoi edhe vëllanë e Erduanit, e pas iu vunë gati të gjithë. Por, nuk shkoi gjatë e policia e kapi të dyshuarin. 38-vjecari nuk i mbijetoi plagës dhe vdiq në Spitalin e Mitrovicës, derisa vëllanë e plagosur e dërguan në QKUK, e pas trajtimit u lirua për në shtëpi. Sipas familjarëve probleme mes palëve nuk ka pasur më herët, por dorasin e njihnin si problematik. Motivet e para të rastit do të bëhen të ditura pas mbajtjes së seancës për caktiin e parabugimit.