Vrasja në Gradicë të Drenasit, një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve

Vrasja në Gradicë të Drenasit, një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve

NULL NULL
1 week më parë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 15 vjeçarit dhe plagosjes së babait të tij në Gradicë të Drenasit.

Xh.B dhe A.B, akuzohen për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri XH.B. me datë 06 prill 2021 pasi kishte dëgjuar një moto sharrë duke prerë dru në zabel, me vete kishte marrë të pandehurin A.B. djalin e tij dhe një pushkë gjuetie dhe me veturë kishin shkuar në vendngjarje, respektivisht në zabel, dhe aty i pandehuri XH.B., me pushkë gjueti kishte privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., 15 vjeçar, ndërsa ka mbetur rëndë i plagosur i dëmtuari B.M. babai i të ndjerit, i cili i është në gjendje kome në QKUK, pas një intervenimi që i është bërë në tru dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike”, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës përcjell Klan Kosova.

Tragjedia në Gradicë: I vdekur ka mbetur një 15-vjeçar (VIDEO)