Vrasja e trefishtë në Tiranë, nga Camorra NULL NULL 01.06.2015 09:31 01.06.2015 09:31 Mentor Lufi dhe Besnik Sulku, dy kundështarët që u vranë të martën në Tiranë në një përplasje me armë me njëri – tjetrin, kishin qenë më parë ortakë Droga ishte në pronësi të një prej bosëve të Camorras-s shkruan gazeta Panorama. Lufi besohet se e kishte shitur drogën dhe bosëve të mafias u kishte thënë se ajo kishte humbur. 19 dhjetorin e kaluar Mentor Lufi ra pre e një atentati pranë stadiumit Dinamo, pranë lokalit të mikut të tij Gerti Goxhaj. Dy plumba e goditën, por arriti të shpëtonte. Dyshohet se ndaj tij qëlloi Besnik Sulku. Dështimi i atentatit çoi në organizimin e një tjetër plani, atij të së martës. Për t’u siguruar që Mentor Lufi nuk do të shpëtojë Carmorra dërgoi në Tiranë një prej vrasësve të tij profesionistë. Salvatore Letizia kishte ardhur 5 herë në Shqipëri 2 muajt e fundit. Atij policia i gjeti edhe një foto të Lufit. Prokuroria e ka dërguar italianin në gjykatë nën akuzën e vrasjes për gjakmarrje, bashkë me dy nipat e Mentor Lufit, Markeljan e Klejvi Doç, që qëlluan mbi Besnik Sulkun. Pjesë e përplasjes mes dy bandave është edhe vrasja e vëllait të Besnik Sulkut më 6 prill në Roterdam. Surim Sulku u ekzekutua me një plum në kokë në makinën e tij Smart, në një parkim në periferi të Roterdamit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: Prokuroria Speciale të hetojë kontratat njëburimore të realizuara nga Qeveria Kurti 6 minuta më parë
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 26 minuta më parë