Lajmet e fundit
Tre persona u vranë në një poligon qitjeje në Mal të Zi, derisa viktimat ishin instruktorë të poligonit.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen të siguria në poligonet e qitjes dhe përdorimi i armëve, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja nga Ulqini, Eliana Peku, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se motivet e ngjarjes së rëndë nuk janë zbardhur ende.
Ajo shtoi se i dyshuari, shtetas rus, ka kryer vetëvrasje, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy pistoleta dhe më shumë se 230 municione.
Se sa janë të sigurt poligonet në Kosovë, në emisionin “Ora Shtatë” , foli menaxheri i një poligoni, Jetmir Korça.
“Kur i inkuadrojmë klientë në poligonet tona të qitjeve, ne bisedojmë me ta dhe marrim dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë bisedimeve me ta, ne i regjistrojmë dhe vazhdojmë procesin për qitje. Instruktorë të certifikuar janë të obliguar që të iu rrinë gati dhe t’i tregojnë për rregullat e sigurisë. Gjithçka është në kontrollin e tyre, dhe gjithçka duhet me qenë me procedura standarde të operimeve”, u shpreh Korça në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi tha se duhet të merren disa veprime paraprake derisa një individ të posedojë një armë dhe përdorimi i saj gjuajtje.