Lajmet e fundit

Sot në Prishtinë po mbahet protestë për trajtimin e vrasjes së grave.
Brenda një jave dy burra privuan gratë e tyre nga jeta, njëri në Malishevë e tjetri në Prizren.
Kjo ka kthyer në vëmendje edhe njëherë shqetësimin për femicidin e për çka po protestohet sot në kryeqytet.
Nga ata po kërkohet që Qeveria të trajtojë rastet e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare.
