Vrasja e dyfishtë në Klinë, policia tregon se çka u gjet në vendin e ngjarjes NULL NULL 14.11.2024 09:29 14.11.2024 09:29 Pamje nga vendi i ngjarjes ku dy persona mbetën të vrarë, Klinë, 13 nëntor. Foto: Klankosova.tv Klina u trondit të mërkurën. Dy persona u vranë nga arma e zjarrit në një lokal, të dy familjar mes vete, njofton Klankosova.tv. Dorasi është arrestuar, ndërsa policia ka dhënë detaje se çka u gjet në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje sipas policisë u sekuestruan: – Një Revole CANIK9x19 nr. serik: T6472-18BG17340; – Një karikator; – Katër fishekë, dhe – Tri gëzhoja. I dyshuari J. H. është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë. Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka njoftuar se do të intervistohen edhe shumë persona të tjerë. “Nga të shtënat me armë zjarri kanë humbur jetën dy persona, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe për fat të mirë njësitet policore në Klinë kanë lokalizuar personin e dyshuar, dhe më pas e kanë arrestuar”, tha Nikçi për Ora Shtatë në Klan Kosova. Prokuroria jep detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë në Klinë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kraki tregon se pse i është bashkuar listës GUXO: Më lidhin pikëpamjet dhe animi historik (VIDEO) 14 orë më parë