Lajmet e fundit

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë në vitin 2023.
“I pafajshëm”, u deklarua shkurt Nika, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Armend Hamiti.
Ndërsa, seanca po vazhdon me fjalën hyrëse nga palët në procedurë, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
Rasti po gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Gazmend Bahtiri- kryetar, si dhe anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.