Vrasësi në SHBA, i pajisur me shumë armë NULL NULL 03.10.2015 19:33 03.10.2015 19:33 Personi i armatosur 26 vjeçar, Christopher Sean Harper-Mercer, që ka hapur zjarr në kolegët e tij studentë, duke i vrarë nëntë vetë, ishte një i arratisur nga një kamp ushtarak amerikan, i cili ishte i fascinuar me të shtëna në masë. Një ditë pas vrasjeve mizore në qytetin Roseburg në Oregon, autoritetet thanë se ai kishte të veshur një xhaketë mbrojtëse dhe në shkollë kishte sjellur së paku gjashtë armë dhe pesë karikatorë të plumbave, njofton Radio Europa e Lirë. Hetuesit thanë se në banesën ku jetonte me nënën e tij, ai i kishte edhe shtatë pushkë të tjera. Zyrtarët i kanë publikuar edhe emrat e të vrarëve, që janë të moshës prej 18 e deri në 67 vjeç, përfshirë edhe studentë të vitit të parë dhe një arsimtar. Ata që e kanë njohur e kanë përshkruar si një njeri i vetmuar me karakter të vështirë. Profilet e tij në mediat sociale tregojnë se Harper-Mercer ishte i fascinuar me Armatën Republikane Irlandeze dhe i frustruar me religjionin e organizuar tradicional. Ai kishte gjurmuar për të shtënat në masë. Në një postim, ai kishte kërkuar nga lexuesit që t’i shikojnë fotografitë e dy reporterëve televizivë, që ishin vrarë në muajin gusht në Virgjinia. “Sa më tepër njerëz që i vrani, aq më tepër ju jeni në qendër të interesimit”, kishte theksuar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sulmet ajrore ruse goditën qytetet e Ukrainës nga lindja në perëndim, më shumë se 20 të lënduar 16 minuta më parë