Vrasësi i komandantit të grupit të FNSH, me probleme mendore NULL NULL 04.10.2015 10:12 04.10.2015 10:12 56-vjeçari Ruzhdi Aishta ishte një i sëmurë mendor. Për këtë arsye ai ishte kuruar në Spitalin Psikiatrik. Aishta ishte një prej personave më problematik të fshatit Obot i Ri dhe fshatrave përreth. Jetonte i vetëm fqinjët e përshkruajnë si agresiv. Me fqinjin 21-vjeçar që plagosi mbrëmë, duke e qëlluar me automatik nga ballkoni i shtëpisë së tij, kishte probleme të hershme për deformimin e një gardhi. Pas ekzekutimit të tij nga forcat RENEA prokuroria po heton procedurat e daljes nga Spitali Psikiatrik. Mësohet se pjesë e hetimit do të jenë edhe reagimet e policisë, pasi fqinjët thonë se i kanë njoftuar forcat e rendit disa herë për sjelljen agresive të 56-vjeçarit që pas plagosjes së fqinjit, vrau komandantin e grupit të FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjeta. Lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 4 minuta më parë