Vrasësi i John Lennon i kërkon falje gruas së këngëtarit pas 40 vitesh NULL NULL 23.09.2020 20:22 23.09.2020 20:22 Vrasësi i yllit John Lennon, Mark Chapman i ka kërkuar falje gruas së tij 40 vite pas krimit. Atij i është refuzuar për të parën herë lirimin me kusht dhe për përsëritjen e kërkesës do të duhet të presë tani edhe dy vite të tjera. Gjatë seancës dëgjimore, ai tha se e vrau 40-vjeçarin që të fitonte famë dhe shtoi se meritonte dënimin me vdekje. “E vrava për të fituar famë, ishte një veprim egoist dhe i neveritshëm. Dua të theksoj se më vjen keq për krimin që kam kryer dhe për dhimbjen që kam shkaktuar. Ai ishte njeri familjar, ishte ikonë, ishte jashtëzakonisht i famshëm. Më vjen keq për dhimbjen që i kam shkaktuar gruas së tij. Më rri mendja aty gjatë gjithë kohës”, tha Chapman. Ai e vrau yllin e “The Beatles” kur ishte 25 vjeç, ndërsa sot është 65 vjeç. Kujtojmë që më 8 dhjetor 1980, Chapman qëlloi me 4 plumba Lennon jashtë apartamentit të tij në New York./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 2 minuta më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 5 orë më parë