22:52, 15 Mars 2019

Sipas hetimeve të para të zhvilluara në Zelandën e Re, bëhet e ditur që autori i sulmit në Christchurch, ka bërë më parë disa vizita në Turqi.

Në lidhje me këto raportime, Turqia ka nisur një hetim për të zbardhur detajet rreth vizitave të dorasit i cili vrau 49 persona në një xhami në Christchurch, njofton Klan Kosova.

Pa dhënë datat, një zyrtar anonim ka thënë për BBC se njeriu i akuzuar për vrasje “vizitoi disa herë Turqinë dhe qëndroi për një kohë të gjatë në atje“.

“Ne mendojmë se i dyshuari mund të ketë qenë në vende të tjera në Euopë, Azi dhe Afrikë”

“Ne po hetojmë lëvizjet dhe kontaktet e të dyshuarve në vende të tjera”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Edhe autoritetet në Sofje kanë hapur një hetim pasi kanë mësuar se i dyshuari mund të ketë vizituar Bullgarinë në nëntor 2018.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë