Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Vrasës me pagesë”, apo ”Prokuror i hekurt”? – debat mbi rolin e Jack Smith (VIDEO)

NULL NULL
10.12.2024 15:44

Rikthimi i prokurorit Jack Smith në Gjykatën Speciale ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë befasuese për të.

Debati u shtrua në Kosova Today të Klan Kosovës, ku panelistët diskutuan ndikimin e Smith në raste të mëparshme dhe zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale.

Njohësi i çështjeve, Florent Zeqaj, vlerësoi se deklarata e Trumpit është e justifikueshme, duke u shprehur se Trump ka të drejtë, sepse mbi bazën e asaj që ka hetuar Jack Smith për rastin e tij, ai ka dëmtuar rëndë mandatin e Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

“Ka të drejtë Trump-i për shkak se në bazën e asaj që ka hetuar Jack Smith për rastin e Donald Trump-it, atëherë kjo i bie që ky i ka mbet në hak edhe i’a ka humbur një mandat tashmë presidentit, për shkak se në vitin 2020 ky i ka bërë dëm të madh”, tha Zeqaj.

”Smith po ashtu ka një pozitë dhe fuqi të jashtëzakonshme në Amerikë, duke u njohur si një ‘njeri i hekurt’ në trajtimin e rasteve të tij”.

”Bazuar në mediat kredibile që i kam lexuar, Smith po përpiqet t’i hedhë poshtë deklaratat e Trumpit”, shtoi ai.

Ndërkohë, Kastriot Qipi kishte një qasje më kritike ndaj Smith, duke e quajtur atë “një vrasës me pagesë”, që sipas tij, Jack Smith nuk gëzon respekt në mesin e republikanëve.

Ai është përdorur për të prishur marrëveshje dhe për të rrëzuar Hashim Thaçin, duke e kërcënuar atë.

” Trump e ka shumë të qartë që Jack Smith nuk është i respektuar në anën e republikanëve, dhe unë do ta quaja një vrasës me pagesë, sepse u përdor në këtë rast për të prishur marrëveshjen, për të rrëzuar Thaçin dhe për ta kërcënuar atë”, tha Qipi.

‘Trump nuk harron, por do duhet t’i kufizojë aksesin në drejtësi personazheve sikur Smith, shtoi ai.

Në anën tjetër, Lirim Gashi e sheh rikthimin e Smith si një mundësi për të akuzuarit në Gjykatën Speciale.

”Unë e shoh se mund të jetë një avantazh për të akuzuarit tanë në Gjykatën e Hagës, pasi Smith kthehet si një figurë e dobësuar, moralisht dhe politikisht”, u shpreh Gashi.

Për të dëgjuar më shumë mbi deklaratat e panelistëve në studio, ndiqeni emisionin e plotë në Kosova Today në Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.