“Vrapo për zemra” sjell karrocën speciale për vrapim NULL NULL 08.05.2015 16:43 08.05.2015 16:43 Janë mbledhur më shumë se 600 euro nga 75 anëtarë të ekipit Amchealth.org. Grumbullimi i këtyre parave është bërë brenda kësaj jave si pjesë e kampanjës #vrapopërzemra. Ndërsa përkrahësi dhe maratonisti profesionist Tony Kështjella që jeton në Norvegji, sot bëri dhurimin e karrocës speciale që ju mundëson prindërve të vrapojnë së bashku me fëmiun e tyre. Mrika Aliu drejtoreshë ekzekutive e AMC tha ndër të tjera : “Kemi rreth 75 anëtarë në ekipin tonë dhe jemi mjaft të kënaqur me kontributin që kemi pranuar deri sot, dhe kemi deri të shtunën që të bëhemi deri në 100 veta, aq sa është edhe qëllimi.” Ajo u shpreh e kënaqur me pjesëmarrjen e Tony Kështjellës vepër të cilën e quajti si risi të kampanjës. Karroca speciale për vrapim për fëmijë është donacion i një vrapuese norvegjeze dhe është bartur prej maratonistit Tony Kështjella direkt nga Norvegjia. Kampanja do të zgjasë deri të shtunën në ora 18:00 ku ftohen të gjithë që t’i bashkohen ekipit të amchealth.org, para Teatrit Kombëtar, në Prishtinë. Kampanja #vrapopërzemra është iniciativë e Bllok.org, Trembelat dhe mbështetur nga INTERSPORT Kosova, dhe është aktivitet për fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë