Vrapim për investim, nga Gjakova në Pejë (VIDEO) NULL NULL 27.12.2015 20:10 27.12.2015 20:10 Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila bashkë me 9 vrapues të tjerë nga Gjakova ia mësyn Pejës me vrap ende pa lindur dielli, njofton Klan Kosova. Para se të nisen ata thanë se këtë po e bëjën për të ngritur vetëdijnë e nevojës për rrugë më të sigurta. Të ftohtit e mjegulla e dendur e mëngjesit nuk i pengoi ata të vraponin, kurse ndalesën e parë bënë në Deçan. Kauzës së tyre po i del në krah edhe kryetari i kësaj komune, Rasim Selmanaj. Tri orë pasi u nisën e i vrapuan 35.5 kilometra, grupi arriti në Pejë. Grupi i vrapuesve “Gërmia 555” gjatë gjithë kohës sa vrapuan ishin nën përcjellje të policisë, e autoambulancës. Kronikë nga Dibran Istrefi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024