Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë

NULL NULL
10.01.2025 21:22
Foto ilustruese e motit me borë
Foto ilustruese e motit me borë

Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -5 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E shtunë – Moti parashikohet i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet e ditës priten të jenë ndërmjet 0°C dhe 2°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

E diel – Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të izoluara bore në disa zona. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 0°C. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1-9 m/s.

Këshillë nga IHMK-ja për pjesëmarrësit në komunikacion:

Ju këshillohet të tregoni kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të përshtatni automjetet me kushtet atmosferike. Java e ardhshme parashihet me temperaturat tipike dimërore!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.