Voziti 70 km/h më shpejtë se që është e lejuar, gjobitet dhe i konfiskohet patentë shoferi NULL NULL 06.03.2023 21:14 06.03.2023 21:14 Policia e Gjilanit ka bërë të ditur se gjatë një pike të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka vozitur me shpejtësi 111 km/h. Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro dhe i është konfiskuar patentë shoferi për tre muaj, përcjell Klankosova.tv. “Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e njëmbëdhjetë (111) km/h”, thuhet në njoftim. “Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months