Voziti 117 km/h në zonën me kufizim shpejtësie 50 km/h, gjobitet me 500 euro një 19-vjeçar NULL NULL 14.05.2023 20:09 14.05.2023 20:09 Një 19-vjeçar është gjobitur në Ferizaj me 500 euro, 5 pikë negative dhe me një vit marrje të patentë shoferit, pasi në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h, ai voziti 117 km/h. “Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj ka ndaluar shoferin B.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe një ( 1 ) vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
Kosova Kur do të kompensohen qytetarët që iu faturua rryma e shpenzuar në veri për 18 vjet? 21/04/2023
Kosova Kryeimami, Sahiti: Fitër Bajrami sjell harmoni dhe gëzim në mesin e familjarëve (VIDEO) 21/04/2023