Voziti 110 km/h në zonën me kufizim shpejtësie 40, gjobitet me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Voziti 110 km/h në zonën me kufizim shpejtësie 40, gjobitet me 500 euro dhe një vit ndalim vozitjeje

NULL NULL
20.03.2023 08:41
tejkalim i shpejtesise

Policia ka identifikuar personin që voziti veturën me shpejtësi 110 km/h në një zonë 40 km/h në Vushtrri.

Ai është gjobitur me 500 euro, pesë pika negative, si dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit.

“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 110 km/h. Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor  zona Vushtrri, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një  veturë e  cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 110 km/h  në zonën  ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h”, thuhet në njoftimin e policië.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS