Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vozitësi i dehur bie në liqenin e Livoqit në Gjilan, dy të lënduar (FOTO)

NULL NULL
13.11.2022 09:43

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Livoq të Gjilanit, ku vetura ka rënë në liqen.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shoferi, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe një pasagjer që ishte bashkë me të.

“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin  Livoq i Epërm komuna Gjilan, ka ndodhur një vetaksident trafiku ku e  përfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime  trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjlanit, Ismet Hashani, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Të lënduarit  kanë marr ndihmë në  emergjencën rajonale në Gjilan.

Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e kanë bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit.

Për momentin, sipas mjekut kujdestar, të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

lajme të ngjashme