Votimi pro Kosovës në Asamblenë e KiE-së, Osmani: Zëri i evropianëve është dëgjuar NULL NULL 16.04.2024 20:15 16.04.2024 20:15 Foto nga arkiva: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se votimi pro për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës tregon se zëri i evropianëve është dëgjuar. Në platformën X, ajo ka falënderuar secilin anëtarë të KiE-së që ka votuar në favor të Kosovës për të ndihmuar me pranimin në këtë institucion të Bashkimit Evropian. “Një falënderim të madh edhe për delegacionin tonë dhe të gjithë atyre që kanë vazhdimish i kanë mbështetur njerëzit e Kosovës”. “Ka mbetur vetëm edhe një hap”, ka shkruar Osmani, duke nënkuptuar mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së që është procedura e fundit për anëtarësim të Kosovës në KiE. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 2 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 3 orë më parë