Votimi i mërgimtarëve filloi edhe në ShBA NULL NULL 08.02.2025 15:51 08.02.2025 15:51 Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është hapur me kohë për të mbajtur procesin votues. Në një postim në Facebook bëhet thirrje që kosovarët që jetojnë atje të votojnë. “Sot për herë të parë votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington, D.C!” “Qytetarët e Kosovës në Shtetet e Bashkuar kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike në Washington, D.C., duke shënuar një moment historik në procesin zgjedhor”. “Nëse jeni të regjistruar, mos e humbni këtë mundësi – dilni dhe votoni!”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025