12:37, 27 Qershor 2019

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u ka dërguar një mesazh shtetasve të saj në Shqipëri, ku u kërkon që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë më 30 qershor, kur do të votohet për kryetarët e bashkive.

Në mesazh thuhet se prespektiva e dhunës është rritur dhe do të vijojë të jetë e lartë edhe pas 30 qershorit, ndaj qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin zonat ku ka shenja të dhunës.

“Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki me 30 qershor 2019. Zgjedhjet në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki të vendit.
Numërimi do të behet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë. Incidentet e kohëve të fundit, shoqëruar me dhunë, kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhur dhe materialet e votimit duke rritur perspektivën e dhunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, dhe ditët që pasojën për numërimin në qendrat e numërimit”.

“Jini vigjilentë rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore. Shmangni çdo zonë që ka shenja të dhunës. Monitoroni mediat lokale për të qenë të përditësuar me zhvillimet”, thuhet në mesazhin e ambasadës”.

Më herët Top Channel raportoi se Ambasada e SHBA-së ka akredituar 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes për të monitoruar nga afër votimet e 30 qershorit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë