Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, këtë javë do të vizitojë katër vende të Ballkanit, ndërsa një nga ndalesat e saj do të jetë edhe Kosova.
Turneun do ta nisë të mërkurën në Shqipëri, ku pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Të enjten, ajo do të qëndrojë në Kosovë, ku sipas agjendës së Komisionit Evropian do të zhvillojë takime me U.D. presidenten Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.
Temat që do të diskutohen gjatë takimeve nuk janë bërë ende të ditura. Pas Kosovës, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa turneun do ta përmbyllë në Maqedoninë e Veriut.
Këtë herë, presidentja e Komisionit Evropian nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, për shkak të “zgjedhjeve të ardhshme” në këto dy vende./Klankosova.tv