Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria po ecën mirë me zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
“Shqipëria po ecën mirë sa i përket Planit të Rritjes. Keni përmbushur 80% të reformave, keni marrë 213 milionë euro fonde dhe në javët në vijim priten pagesa të tjera. Ju jeni bërë pjesë e SEPA-s. Po punojmë për uljen e tarifave roaming. Është një mundësi e mirë që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin".
“Ju po përgatiteni dhe ne po përgatitemi, pasi zgjerimi është proces me dy kahe. Për këtë arsye, javën e ardhshme do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit. Ne do shqyrtojmë institucionet, politikat dhe buxhetin tonë, për të bërë të mundur të jemi gati për anëtarët e rinj. Do përcaktojmë udhërrëfyesit për vendet kandidate që kanë bërë përparim më të madh. Shqipëria është një nga këto vende”.
Kur u pyet për kufizimet e të drejtave për anëtarët më të rinj të unionit, Von der Leyen u përgjigj se po punohet pwr paketën, duke thwnw se nuk mund të hyjw në detaje.
“Traktatet e mëparshme për vendet kandidate që sot janë anëtare, kanë pasur disa lloj masash sigurie. Angazhimet që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi bëhesh anëtar”, deklaroi ajo./A2Cnn