Von der Leyen për "Ballkanin e Hapur": E mirëpritur çdo nismë brenda procesit të Berlinit

Von der Leyen për “Ballkanin e Hapur”: E mirëpritur çdo nismë brenda procesit të Berlinit

NULL NULL
3 weeks më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli sot për nismën “Ballkani i hapur”, për të cilën tha se mirëpritet çdo lloj iniciative brenda procesit të Berlinit që sjell bashkëpunim.

“Po të shikojmë ecurinë ekonomike dhe thellimin e marrëdhënieve ekonomike si edhe ky treg i përbashkët rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që po përdorim dhe po shtyn procesin e integrimit përpara”, tha ajo.

Për Von der Leyen, procesi duhet të jetë i hapur që i përfshin të gjithë dhe që i shtyn të gjithë të ecin para.

“Çdo iniciativë, e cila është brenda procesit të Berlinit e cila është bashkëpunuese dhe që sjell bashkëpunimin mirëpritet prej nesh. Kështu që ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët por të shikojmë kontekstin që propozohet. Pra të jetë një proces i hapur që i përfshin të gjithë, i cili i shtyn të gjithë të ecin para, i fton të gjithë të jenë pjesë dhe thellon marrëdhëniet midis vendeve dhe bashkëpunimin midis ekonomive të rajonit. Sepse kjo në vetvete është pjesë e procesit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, shkruan ATSH, transmeton Klankosova.tv.