Lajmet e fundit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë të enjten për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor nga i cili kësaj radhe është përjashtuar Serbia, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefja e ekzekutivit të BE-së pritet të zhvillojë takime të nivelit të lartë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Kjo vizitë shihet nga njohësit e zhvillimeve politike si një moment me ndikim, veçanërisht në aspektin e funksionimit të brendshëm institucional dhe mesazheve diplomatike për rajonin.
Përveç Kosovës, agjenda e Presidentes së Komisionit Evropian në turin e saj rajonal përfshin takime zyrtare edhe në Tiranë, Podgoricë dhe Shkup.
Për më shumë ndiqeni kronikën: