Lajmet e fundit

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria është duke u përgatitur intesivisht për takimin e nesërmen me presidenten e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyem.
Për këtë arsye, Kurti bëri të ditur se të martën dhe të mërkurën, nuk ka arritur të takohet me kreun e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, transmeton Klankosova.tv.
“Dje e sot nuk jam takuar me dy krerët e partive opozitare, Bedri Hamzën dhe Lumir Abdixhikun, për shkak të punëve që kishim dje, përfshirë edhe përgatitjen e mbledhjes së sotme, ndërsa tash na duhet të përgatitemi për vizitën që kemi nesër të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pra është një vizitë e jashtëzakonshme, ajo po vjen në Ballkan, në mesin e shteteve që ajo do të vizitojë në Ballkan është edhe Republika e Kosovës, ne jemi shumë falënderues dhe mirënjohës”, tha Kurti.