Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Von der Leyen: Irani nuk është vend mik – raketat e prodhuara atje po godasin edhe Ukrainën

NULL NULL
16.06.2025 17:22

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndodhen në Kanada për të përfaqësuar Bashkimin Evropian në samitin e G7-ës, i cili filloi të premten, më 14 qershor.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, të dy udhëheqësit theksuan prioritetet e Evropës në një kontekst të shënuar nga kriza të shumta.

Ata theksuan nevojën që Bashkimi Evropian të mbetet i bashkuar dhe të veprojë me vendosmëri përballë sfidave të mëdha ndërkombëtare: luftës në Ukrainë, tranzicionit ekologjik, tensioneve ekonomike globale dhe rregullimit të inteligjencës artificiale.

“Evropa duhet të vazhdojë të mbrojë vlerat e saj dhe të propozojë zgjidhje konkrete”, deklaroi Ursula von der Leyen, transmeton Klankosova.tv

Derisa, Von der Leyen denoncoi sulmet e Iranit, duke shprehur shqetësimet në lidhje me programet bërthamore dhe të raketave balistike të Teheranit.

“I njëjti lloj dronësh dhe raketash balistike të projektuara dhe të prodhuara nga Irani po godasin pa dallim qytetet në Ukrainë dhe Izrael. Kjo është arsyeja pse Irani nuk është një vend mik”, tha ajo.

Sa i përket luftës Rusi – Ukrainë, presidentja e ekzekutivit të BE-së kujtoi se ” të ardhurat ruse nga nafta dhe gazi kanë rënë me pothuajse 80 përqind që nga fillimi i luftës”.

Derisa bëri të ditur se BE-ja po punon për paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Do t’i ftoj të gjithë partnerët e G7-ës të bashkohen me ne në këtë përpjekje”, përfundoi von der Leyen.

Bashkimi Evropian merr pjesë në samitin e G7 si anëtar i përhershëm, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë dhe Gjermaninë.

/Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.