Von der Leyen do ta vizitojë Kievin për të festuar Ditën e Evropës NULL NULL 08.05.2023 15:39 08.05.2023 15:39 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të udhëtojë për në Kiev të martën për të shënuar Ditën e Evropës së bashku me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. Blloku 27-vendesh tradicionalisht shënon “paqen dhe unitetin” e tij më 9 maj. Të hënën, Zelenskyy njoftoi se vendi i tij do ta festonte njëlloj këtë ditë “së bashku me të gjithë Evropën e lirë”, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Von der Leyen e ka vizituar tashmë Kievin në disa raste që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia 14 muaj më parë. Ajo ka qenë një shtytëse kryesore në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën dhe në vendosjen e sanksioneve që synojnë Kremlinin. Zelenskyy ishte për vizitë në Holandë gjatë javës së kaluar, ku ai kërkoi së që BE-ja të mirëpresë Ukrainën si anëtare sa më shpejt. Ukraina është zyrtarisht një kandidate për anëtarësim, por negociatat zyrtare ende nuk kanë filluar – një proces që mund të zgjasë me vite. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Policia angleze e quan hero punonjësin që u përball me plaçkitësin e armatosur (VIDEO) 2 months