21:01, 2 Shtator 2019

Prodhuesi i veturave me bazë në Wolfsburg ka filluar ndryshimin e logos në fushatën e saj të reklamave Hello Light.

Dizajni i ri i logos do të jetë pak më ndryshe e logoja aktuale.

Logoja e re, më dy dimensionale do të zëvendësojë atë që u prezantua në vitin 2000, e cila paraqiti një sipërfaqe tre dimensionale.

E reja është më e afërt me versionin e pasluftës së dytë botërore.

Ndryshimi më i madh do të jetë një unazë më e trashë e jashtme.

Me vetëm dy ngjyra kryesore, logoja e re mund të duket më e ashpër, duke marrë parasysh nuancat e ndryshme të ngjyrës blu që logoja në dalje kishte shfaqur.

Supozohet se Golfi i gjeneratës së tetë do të jetë automjeti i parë i prodhuar që paraqitet me logon e re.

Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave për herë të parë paraqitjen e logos së re do ta paraqesë në Panairin e Frankfurtit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë