Volkswagen me makinë fluturuese NULL NULL 02/05/2015 02/05/2015 Volkswagen ftoi klientët e saj të ideonin dhe projektonin makinën e së ardhmes. U krijuan koncepte të ndryshme, por vetëm një i bëri shumë përshtypje Volkswagen-it, prandaj krijoi edhe një video për të. Videoja e mëposhtme shfaq një makinë fluturuese Volkswagen nëpër rrugët e Pekinit. Makina është ideuar nga një vajzë e vogël në Kinë, e cila ju përgjigj ftesës së kompanisë për të krijuar koncepte për makinën e së ardhmes. Që të bëhet realitet kjo makinë, duhet të krijohen pista uljeje elektromagnetike në rrugë. Prindërit e vajzës u ftuan që të testonin makinën në një video të modeluar, si shpërblim për idenë e dhënë nga vajza e tyre.