Volejboll, vashat e Kosovës pësojnë humbje nga Ukraina - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Volejboll, vashat e Kosovës pësojnë humbje nga Ukraina

NULL NULL
22.04.2023 19:17
Volejboll

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll është mposhtur nga Ukraina, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E, të raundit të dytë kualifikues të Kampionatit Evropian për grupmoshën nën 17-vjeç.

Vashat “Dardane” pësuan disfatë me rezultat 0-3 (22-25, 20-25, 12-25), në përballjen e dytë të tyre në këto kualifikuese.

Ekipi i drejtuar nga trajneri i njohur Donald Suxho tregoi performancë solide në setin e parë, duke pësuar me vetëm tre pikë diferencë.

Megjithatë, mysafiret u treguan më të vëmendshme në dy setet pasues, për t’i fituar pikët e plota nga kjo përballje.

Pavarësisht disfatës, Kosova luajti dukshëm më mirë sot se në ndeshjen kundër Estonisë një ditë më parë, duke përmirësuar paraqitjen, derisa ekipi i trajnerëve po punon vazhdimisht në adresimin e pikave të dobëta dhe ngritjen e nivelit të skuadrës nga ndeshja në ndeshje.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Belgjikës, ndërsa Ukraina luan kundër Estonisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS